Ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci, ka bërë të ditur se sot janë publikuar rezultatet e provimit shtetëror të maturë.
Siç ka njoftuar Nagavci, këtë viti, kalueshmëria e afatit të parë është 66.04 për qind.
Më tej, ajo ka thënë se këtë vit menaxhimi i provimit ka qenë më mirë, po ka vend për përmirësime.
“Në krahasim me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se akoma ka hapsirë për përmirësim dhe jemi duke punuar në këtë drejtim.” – ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Kemi publikuar sot rezultatet e provimit shtetëror të maturës. Këtë vit, kalueshmëria në afatin e parë është 66.04% përqind.
Provimit të maturës i cili u mbajt më 24 qershor i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.
Në këtë proces kanë qenë të angazhuar rreth 1600 administrues të cilët kanë qenë të vendosur në çdo sallë të testimit dhe po ashtu mbikëqyrës nga Universiteti i Prishtinës.
Në krahasim me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se akoma ka hapsirë për përmirësim dhe jemi duke punuar në këtë drejtim.
Falenderoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në provimin e maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.
Maturantëve ju dëshiroj shumë suksese në karrierën e tyre akademike e profesionale!