Trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë është brenda automjetit të kompanisë kosovare e cila po bën transportimin e kufomës nga Serbia në Kosovë.
Ekipi kosovar që po merret me trupin e pajetë të Fatonit, tashmë është nisur nga morgu në drejtim të Beogradit e më pas do të vazhdojë rrugën për në Kosovë.
Për shkak të specifikave të rastit, ende nuk dihet se në çfarë kohe mbërrijnë në Merdare trupi.
Megjithatë janë publikuar fotografi dhe video e arkivolit që mban brenda trupin e Faton Hajrizit të cilën në Kosovë është duke e sjellur kompania “Funerali” që bën transportimin e kufomave.