Home Lajme Dalin pamje të reja nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës -VIDEO

Dalin pamje të reja nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës -VIDEO

0
Dalin pamje të reja nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës -VIDEO

Tre fëmijë kanë vdekur mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës pasi u shemb një objekt.

T7 ka siguruar pamjet e kamerave të një shtëpie ku kapet edhe momenti i rrëzimit të objektit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura.

Një banor i fshatit ka bërë të ditur se fillimisht e kishin kontaktuar prindërit e njërit prej fëmijëve, I.Rama, të cilët i kishin thënë se fëmija i tyre nuk ishte lajmëruar që nga ora 16:00.

Ai tha se pas takimit edhe me ta kanë parë objektin e shembur, dhe kur kanë telefonuar fëmijët, telefonat kanë dridhur nën plloqën e shembur.

Ai gjithashtu bëri të ditur se i kanë nxjerrë me një traktor, duke hequr pjesë-pjesë çfarë ishte rrënuar.

https://gazetademos.com/wp-content/uploads/2025/02/475675441_9073535496093760_5371477089575798457_n.mp4
Exit mobile version