Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të hënën se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Kjo ndeshje zhvillohet më 10 tetor në “Fadil Vokrri” dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Pas fitores ndaj Suedisë, interesimi për këtë ndeshje pritet të jetë shumë i madh.
Biletat për tribunat në veri e në jug kushtojnë 10 euro.
Për tribunën lindore, biletat kanë çmim prej 20 euro, ndërsa për tribunën perëndimore prej 30 euro.
Biletat për zonën VIP kushtojnë 100 euro.
Linkun ku mund t’i bleni biletat e gjeni mëposhtë:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do