Home Sport Dalin në shitje biletat për finalen Gjilani – Prishtina

Dalin në shitje biletat për finalen Gjilani – Prishtina

0
Dalin në shitje biletat për finalen Gjilani – Prishtina

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet SC Gjilani dhe FC Prishtina, e cila zhvillohet më 05 qershor në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Tifozët e klubit “SC Gjilani” do të jenë të vendosur në tribunën Veri (në sektorët V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “FC Prishtina” do të jenë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3). Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.

Exit mobile version