8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dalin në dritë detaje të reja nga marrëdhënia mes William dhe Harry, shoqja e Meghan zbulon gjithçka

- Advertisement -

Marrëdhënia e Princit William me Princin Harry ishte acaruar nga vendimi i këtij të fundit dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, për t’u larguar nga detyrat e tyre mbretërore. Pak ditë më parë, Princi i Uellsit dhe Duka i Sussex u ribashkuan në një moment të vështirë të jetës së tyre, atë të vdekjes së gjyshes dhe mbretëreshës Elizabeth. Paraqitjet e tyre të përbashkëta kënaqën veçanërisht fansat e familjes mbretërore britanike.

Princi William- Princi Harry: Cila është marrëdhënia e tyre pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth?

Mikesha dhe gazetarja e mirë e Meghan Markle, Gayle King, duke mbuluar drejtpërdrejt funeralin e Mbretëreshës të hënën e kaluar, zbuloi se përpjekjet për të riparuar marrëdhëniet mes dy vëllezërve u bënë nga të dyja palët. “U bënë përpjekje nga të dyja palët për të bërë gjënë e duhur. Familjet e mëdha kalojnë drama dhe trazira të tilla. Askush nuk e di nëse do të afrohen tani e tutje, nuk kam informacion të brendshëm, por mund t’ju them këtë: ‘Ishte mirë që Harry qëndroi pranë familjes së tij.’

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit