3.5 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Dalin në ankand bizhuteritë e Elvis Presley

- Advertisement -

Një koleksion bizhuterish që Elvis Presley i dha menaxherit të tij, Tom Parker, i cili u zhduk për më shumë se 50 vjet, është sjellë sërish dhe është gati për të dalë në ankand.

Dyqind artikuj, duke përfshirë unaza, orë dhe varëse janë vetëm disa nga ato çfarë përbëjnë këtë koleksion. Disa prej artikujve u siguruan edhe nga ish-bashkëshortja e  tij, Priscilla.

Priscilla Presley është shumë mbrojtëse ndaj koleksionit. Madje, ajo dizenjoi disa prej këtyre artikujve pasi krijoi logon për TCB (Taking Care of Business), që ishte emri i grupit muzikor që shoqëronte Presley-n në performancat e tij.

Ekziston edhe një unazë diamanti 10 karatësh me këtë logo, të cilën Priscilla e kishte projektuar, por që nuk e kishte parë që kur ishte bërë.

Presley thotë se një nga arsyet që ajo po e mbështet ankandin është sepse ajo është mërzitur duke parë objekte të rreme të Elvisit që shiten tek fansat e tij.

Ky koleksion, i cili përfshin gjithashtu edhe një kitarë nga Elvis Presly që ai i ra gjatë këngës “Comeback Special”, pritet  të dalin në ankand më 27 gusht.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit