Të shtunën, strategia politike dhe ish-ndihmësja e Hillary Clinton, Huma Abedin, u martua me investitorin dhe filantropin Alex Soros në një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Water Mill, Nju Jork. Çifti u takua në tetor 2023 dhe u fejuan në qershor 2024.
Dasma u organizua nën kujdesin e ngushtë të Hillary Clinton dhe Anna Wintour, ndërsa ceremonia përfshiu elementë nga besimet myslimane dhe hebraike për të nderuar traditat familjare të çiftit. Një moment prekës ishte ai kur djali i Abedinit shpërtheu në lot gjatë takimit me nënën.
Në dasmë morën pjesë miq të ngushtë dhe figura të njohura, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili mbajti edhe një fjalë të shkurtër. Ai u shfaq me një kostum ngjyrë pana dhe papion burgundy. Pamje ekskluzive nga ceremonia janë publikuar nga revista Vogue.