5.8 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxa, publikohet lista se çfarë bleu me 860 mijë euro

- Advertisement -

Shpërndarja e informacionit se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani, kanë qenë të ndërgjegjshëm se po hidhnin një bombë shkatërruese për imazhin e Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Shifra e çmendur e blerjeve online, është provë për luksin e pamohueshëm, ku qenë zhytur njerëzit që supozohet se i administrojnë me kursim taksat e qytetarëve Tiranës.

Irritimi i opinionit publik, që në nisje të procesit, është një avantazh për prokurorët në sallën e gjyqit.

Ajola Xoxa vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro, shkruhej në njoftimin e SPAK, që ashtu siç pritej kapi menjëherë titujt kryesorë në media.

Prandaj, Erjon Veliaj e denoncoi menjëherë, si të pavërtetë përdorimin e 860 mijë euro blerje të Ajola Xoxës. Kryebashkiaku tha gjithashtu, se shpenzimet ishin për eventet kulturore që menaxhonte e shoqja, jo për qejfet e saj personale.

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal”, u shpreh Veliaj që solli si argument faktin se Olsi Dado, nuk ka gjetur asnjë nga veshjet në shtëpinë e tij.

Edhe Edi Rama e mbështeti alibinë e Erion Veliajt, pavarësisht se e shoqëroi me një arsyetim qesharak, që më vonë e justifikoi duke thënë se nuk e ka lexuar dosjen.

“Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan, ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi”, u shpreh Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit