8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Dalin detaje të reja: Polici u qëllua gjatë përleshjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’

- Advertisement -

Para rreth një ore më parë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ku mbeti i plagosur një zyrtar policor, raporton Sinjali.

U mësua se polici i cili mbeti i plagosur në Fushë Kosovë është Misin Krasniqi – i cili thuhet se ishte kalimtar rasti dhe jashtë detyrës zyrtare.

Nga informacionet e para thuhet se polici u qëllua aksidentalisht gjatë përleshjes me armë zjarri mes dy pronarëve të‘Rent a Car’ – dhe se po vazhdon trajtimin në spital.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit