19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

“Dalë ja kaj na**”: Kërcënimet e Shemsi Sylës çuan në dorëheqjen e Armend Mehajt, sipas ish-shoferit të MB-së

Gazeta Insajderi ka realizuar një intervistë me Hetem Rajollin, ish-shoferin në Ministrinë e Mbrojtjes, ku rrëfen për sjellje dhe gjuhë që shkelin çdo normë të një funksionari publik nga zëvendësministri i këtij institucioni, Shemsi Syla.

Sipas tij, ishin kërcënimet e Sylës që çuan në dorëheqjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj – dhe jo, siç ishte raportuar më herët, arsyet familjare:

“Ai nuk ka dhënë dorëheqje që e ka gruan të sëmurë. Ai ka dhënë dorëheqje sherri i Shemsi Sylës. Shemsi Syla e ka kërcënuar. I erdh ministri në zyre dhe përlahen diçka me të me fjalë. Kur e ka çelë derën ministri me dalë jashtë, ai u dalë dhe ka thënë s’ka bir nane që më shkarkon mua dhe e rrehke gjoksin. Kur ka dalë Armend Mehaj në koridor, thojke: ‘ky s’më njeh kush jam unë që dalë ja k** n***.”

Të ngjashme

Të fundit