23.9 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

Daku e pret prezantimin tek Zeniti, rroga e tij do të jetë e hatashme për një lojtar shqiptar

- Advertisement -

Dita zero erdhi. Mirlind Daku ka mbërritur në Shën Peterburg, për të qenë lojtari më i ri i Zenitit.

Futbollisti shqiptar është fotografuar në aeroportin e kryeqytetit të dytë rus këtë të hënë, në shoqëri të futbollistit tjetër kosovar, Bernard Berisha.

Berisha ka luajtur për Ahmatin e Groznit në Premier Ligën ruse, ndërsa Daku ka qenë për dy sezone pjesë e Rubinit, në të njëjtin kampionat.

Sulmuesi kuqezi është tashmë pjesë e Zenitit, ekipit 11 herë kampion të Rusisë dhe Bashkimit Sovjetik, që fitoi titullin gjashtë vjet radhazi deri në 2024, ndërsa këtë sezon u mund vetëm për një pikë nga Krasnodari.

Kontrata e Dakut është 4-vjeçare, dhe pagesa për të jepet deri në 3.5 milionë euro në sezon, që është rroga e dytë më e lartë e Premier Ligës së Rusisë.

Besohet se transferimi i tij do të arrijë deri në 10 milionë euro, ndërsa pagesa e parë është 8.5 milionë euro, shkruan abcnews.

Në dy sezone, sulmuesi I kombëtares shqiptare shënoi 25 gola dhe shërbeu 12 asistë në 53 ndeshje të kampionatit, duke qenë më i miri tek Rubini dhe më i miri në elitën ruse për kontributin për rrjetat.

Të ngjashme

Të fundit