Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku ishte protagonist në Rusi me skuadrën e Rubin Kazan në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës.
Në minutën e 21, Daku u nis në një aksion me shumë klas që në gol e shndërroi shoku i skuadrës së Dakut, Vada.
Ai u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore mori vlerësimin më të madh.
Daku numëron pesë gola dhe tre asistë me fanellën e Rubin Kazan gjatë këtij sezoni.