Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se KQZ-ja nuk ka kompetencë ta shpallë si terroriste Listën Serbe.
“Nuk mundet KQZ me shpallë asnjë partie politike terroriste. Janë arsyet për të cilat nuk mundet me çertifiku. Duhet me pas veprimtari të vërtetuar armiqësore. Rasti i Banjskës, nuk ëhstë KQZ ajo e cila vendos aty.
Në momentin që një parti vihet jashtë ligjit në Kosovë automatikisht KQZ e decertifikon, nuk mundet me thënë për një parti nëse është terroriste, apo nuk është. KQZ nuk është organ që vendosë lidhur me këto çështje”, ka deklaruar Daka në Debat Plus.






