Ballkani nga Suhareka dhe trajneri shqiptar, Ilir Daja, kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre deri në vitin 2026, ka njoftuar klubi suharekas përmes një komunikate të hënën.
“Ne ia kemi besuar dirigjencën e ‘simfonisë’ tonë. Ai me ‘orkestren’ e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë. Ne i kemi besuar të na prijë betejave. Ai me ‘kalorësit’ e tij, ngriti fronin e lavdisë! Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh”, ka shkruar Ballkani. “Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026. Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!”.
Aktualisht, Ballkani e kryeson tabelën e Superligës së Kosovës.