Home Lajme Daja i 3 vjeçarit që u dhunua në kopsht: Nipi ka shenja të tjera dhune në kokë e në qafë, s’flet

Daja i 3 vjeçarit që u dhunua në kopsht: Nipi ka shenja të tjera dhune në kokë e në qafë, s’flet

0
Daja i 3 vjeçarit që u dhunua në kopsht: Nipi ka shenja të tjera dhune në kokë e në qafë, s’flet

Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar nga edukatorja e një çerdheje shtetërore të quajtur “Gëzimi Ynë”, e cila ndodhet në Fushë Kosovë.

Familjari i i 3 vjeçarit, Faton Geci, ka publikuar video-incizimin në llogarinë e tij në Facebook, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj nipit të tij.

Daja i 3-vjeçarit tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nipi ka shenja të tjera dhune në kokë e në qafë.

“Është hera e parë që ka nisur në këtë çerdhe në 1 shtator, ka vetëm 3 javë në këtë çerdhe, që fatkeqësisht është çerdhe shtetërore. Gjendja e nipit është shumë e keqe, me urdhër të prokurorisë ka nisur ekzaminimi mjekësor. Kur kanë nisur ekzaminimet janë konstatuar edhe shenja të shumta dhune në kokë, sidomos në pjesën e pasme të qafës”, tha daja i të miturit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=914562076697898&id=100044323425223&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version