6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Daja i 21-vjeçares që u vra në Ferizaj: T’i bashkojmë forcat si shoqëri e t’i ndihmojmë drejtësisë, s’durohet më kështu

- Advertisement -

Milazim Tahiri, daja i 21-vjeçares Erona Cokli e cila u vra pasditen e së premtes në Ferizaj, tha në një marsh protestues që u mbajt sot në këtë qytet se shoqëria duhet ta ndihmojë drejtësinë.

Tahiri tha se dëshiron që “gjaku i Eronës të jetë vulë për drejtësinë e këtij vendi”.

“Unë jam Milazim Tahiri, daja i Drilonit. Unë mendoj se edhe ne si shoqëri në përgjithësi do t’i bashkojmë forcat dhe do t’i ndihmojmë drejtësisë. Boll na vranë. S’durohet më kështu. Unë mendoj që të jetë ky rast i fundit, se na vranë Marigonën, na e vranë Liridonën, na e vranë Eronën. Boll më me vrasje. S’ka më vrasje. Dëshira ime është që gjaku i Eronës të jetë vulë për drejtësinë e këtij vendi”, tha ai në një deklarim të shkurtër para gazetarëve.

Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. 21-vjeçarja u varros dje, ndërsa 36-vjeçari u arrestua ditën e krimit dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit