Sifada e radhës e Ballkanit do të jetë Astana e Kazakistanit.
Ndeshja zhvillohet të enjten me fillim nga 16:30.
Para ndeshjes në konferencë media ka mbajtur trajneri i skuadrës, Ilir Daja.
Ai ka deklaruar se do të jetë ndeshje e vështirë, por pret fitore.
“Fusha artificiale nuk do të jetë problem, pasi edhe ne kemi fushë të tillë. Çka kanë përparësi është se do të kenë tifozët, por ne do të shfrytëzojmë ata sikur të ishin duke përkrahur skuadrën tonë. Ne do të na pëlqente të fitonim, por është një ndeshje e vështirë edhe në aspektin taktik e fizik. Nuk mund të jap përqindje se kush do ta fitoj nesër ndeshjen, sepse futbolli nuk është shkencë ekzakte. Unë kam përgatitur djemtë e mi të fitojnë. Nëse e marrim eksperiencën Asana ka më shumë, pasi ka marr pjesë në Ligën e Kampioneve dhe Europa League”, tha ai.
Daja shtoi se për shkak të ndryshimeve në kohë skuadra ka udhëtuar dy ditë para ndeshjes.
“Kemi udhëtuar dy ditë para ndeshjes për tu ambientuar, kemi punuar sot me kohën lokale dhe nesër do të jemi gati”.
Ballkani do të mundohen ta përmirësojë gabimin e lojës së parë, pasi humbi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 1:2 ndaj Astanas.