Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e angazhuar gjatë verës me mbrëmje muzikore.
Së fundmi, ajo u detyrua që për shkak të disa problemeve shëndetësore të anulonte një koncert në Pejë, por që shpejt u rikuperua dhe tani ka nisur të kthehet në rutinën e saj të koncerteve.
Dafina si gjithnjë është shumë e komentuar edhe për paraqitjet e saj në rrjetet sociale, në të cilat është shumë aktive.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/364338530_255927487241197_839962656874784942_n.jpg)
Së fundmi, këngëtarja Zeqiri ndau me ndjekësit e saj në Instagram dsia fotografi të reja, të realizuara në prapaskenën e një koncerti.
Ajo mund të shohej në një dukje mjaft atraktive e veshur me një fustan të shkurtër me xixa, teksa nxirte në pah këmbët e saj të tonifikuara dhe të mbuluara me tatuazhe.