14 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Dafina Zeqiri rikthehet me videoklipin e parë pas lindjes së fëmijës

- Advertisement -

Artistja e njohur Dafina Zeqiri po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me një projekt të ri, i cili do të shoqërohet edhe me një videoklip të ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në TikTok, ku ka ndarë disa detaje me ndjekësit e saj.

Sipas saj, ky rikthim në setin e xhirimeve është një moment i veçantë, pasi shënon videoklipin e parë që Dafina realizon që prej lindjes së fëmijës së saj.

“Jemi të lumtur, pasi nesër do të xhirojmë videoklipin e parë muzikor që kur linda [fëmijën]”, ka shkruar ajo në postim, duke ndarë emocionet e këtij rikthimi pas një periudhe të rëndësishme në jetën e saj personale.

Vetëm dy muaj më parë, Dafina publikoi këngën “Faya”, një projekt super energjik dhe autentik, që u prit mjaft mirë nga publiku. Megjithatë, ndonëse ishte aktive muzikalisht, artistja nuk kishte realizuar videoklipe të reja pas lindjes, derisa tani po përgatitet të sjellë një tjetër projekt të plotë.

Ky rikthim shënon një kapitull të ri në karrierën dhe jetën e saj, ku Dafina po vjen më e përkushtuar se kurrë, duke balancuar më së miri rolin e artistes me atë të nënës.

Të ngjashme

Të fundit