Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Dashninë e vjetër”.

Kënga mban firmën e vet artistes në tekst, së bashku me Indrit Doden dhe Rron Kain, ndërsa producimi është realizuar nga Twix.

Kjo këngë tashmë është publikuar e plotë në YouTube dhe po pritet me interes nga fansat e saj, të cilët prej kohësh kanë kërkuar materiale të reja nga Dafina.

 Foto: YouTube

Përveç lansimit të këngës, artistja ka paralajmëruar edhe një rikthim madhështor në skenë.

Më 25 dhjetor, Zeqiri do të mbajë një koncert special, i cili pritet të jetë një nga eventet më të mëdha të fundvitit për publikun shqiptar.

Fansat e saj tashmë janë entuziastë për projektet e reja dhe për surprizat që Dafina ka paralajmëruar për këtë sezon festiv.

Edhe pas shumë vitesh, po vazhdon të jetë në formë dhe me përplot hite.