Këngëtarja e famshme kosovare, Dafina Zeqiri ka lidhur kurorë ditë më parë me të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji.
Ajo e ka shënuar këtë ditë të rëndësishme në një ambient privat, me familjarë dhe miq të ngushtë.
Mirëpo tani, ylli i shumë hiteve muzikore, duket se është në fazën e fundit të planifikimit të ceremonisë së saj martesore e cila do të ndodhë këtë muaj.
Këngëtari Ylli Limani, njëherësh një prej miqve të saj më të mirë, ka publikuar në rrjetet sociale ftesën që ka marrë nga mikja e tij, me të cilën kanë bashkë disa këngë.
Në një video të publikuar nga Ylli, shihet se në ftesë shkruan se data e martesës është 26 tetori.
Thuhet se dasma do të jetë madhështore dhe pritet të ketë shumë të ftuar, përfshirë edhe yje të ndryshëm shqiptarë.
Ditë më parë, Dafina, 35-vjeç, ka publikuar këngën e saj më të re “Ma Bella” në bashkëpunim me Gims dhe Accauoi.