Artistë shqiptarë po vazhdojnë të jenë të angazhuar me koncerte dhe projekte të shumta, e kjo periudhë është edhe më e ngarkuar gjatë sezonit të verës.
Në mesin e këngëtareve që mbetet më e kërkuara në tregun e muzikës vendore është padyshim Dafina Zeqiri.
Këtë peridhuë të ngarkuar, Dafina e ka përshkruar edhe në një postim të radhës në Instagram teksa shihet duke u bërë gati për xhirimet e klipit të ri.
“Dita e dytë e xhirimeve, dy ditë, gjashtë orë gjumë. Duke xhiruar videoklip, pastaj duke performuar në klube. Nuk e di se si janë të hapur. Në këtë pikë jam e mpirë”, ka shkruar Dafina.
Theksojmë që Dafina e cila po shijon suksesin e projektit “Malli” tashmë është drejt finalizmit të këngës “Dhimbje dhimbje” që pritet të lasohet së shpejti.