Ata janë duke bashkuar forcat për herë të parë në një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për këngëtarët shqiptarë, Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj, të cilët duket se më në fund janë gati për një prurje të re.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në Instagram.
Dyshja e famshme e showbizit njoftuan se së shpejti lansojnë këngën e re “Copa Copa”.
“Që sa vite flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm. A jeni gati”, ka shkruar Zeqiri në postimin e shpërndarë me afro dy milionë ndjekësit.