14.5 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Dafina Zeqiri bashkohet me UNICEF, për të rritur ndërgjegjësimin mbi edukimin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve

- Advertisement -

Këngëtarja, Dafina Zeqiri Gjergji, është bashkuar me UNICEF-in në Kosovë në një nismë për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e edukimit dhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve.

Në kuadër të kësaj fushate, Dafina vizitoi kopshtin “Shkronjat” në Prishtinë, ku theksoi rëndësinë e investimit në vitet e para të jetës.

Ajo u ndal te rëndësia e dashurisë, lojës dhe angazhimit të prindërve që nga ditët e para të fëmijërisë, duke nënvizuar se ato janë bazë për të ardhmen e çdo fëmije.

 Unicef Kosovo Programme/FaceBook

Në postim shkruhej:

Si nënë e re, çdo ditë vërej sa magjik janë muajt e parë të jetës së fëmijës tim!

Truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt, duke krijuar deri në një milion lidhje të reja nervore çdo sekondë! Loja, dashuria dhe angazhimi me të që nga fillimi i jetës e formojnë të ardhmen e tij.

përmes lojës, eksplorimit dhe empatisë.

Ky kopsht integron në punën e saj kurrikulën e re për edukim të hershëm, të mbështetur nga UNICEF në Kosovë, dhe përqendrohet në gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta që çdo fëmijë të arrijë potencialin e tij/saj të plotë.

Si prindër, edukatorë dhe komunitet, të investojmë në vitet e para të jetës, sepse kur investimi te fëmijët fillon herët, tërë shoqëria zhvillohet.

Të ngjashme

Të fundit