9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dafina dhe Era i japin njëra-tjetrës goditjen finale

- Advertisement -

Era Istrefi dhe Dafina Zeqiri ditë më parë u përfolën për një sherr që në fakt ndodhi mes kësaj të fundit dhe ndjekësve.

Gjithçka nisi kur artistet u shfaqen në fotot e fundit me një palë vathë të njëjtë.

Kjo bëri që Dafina të hidhte disa kunja duke nxitur reagimin e ashpër të ndjekësve.

Më pas ajo shkroi se e rëndësishme tek perlat është vajza që i bart ato, në anën tjetër Era nuk pati asnjë reagim.

Pasi Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, fansat e Erës tani po e akuzojnë atë se i ka kopjuar veshjen. Pasi Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body të gjelbër, vazhduan dhe akuzat për kopjim.

Era është shfaqur me të njëjtën veshje pak kohë më parë. Veshja përbëhet nga streçe si rrjet dhe një crop-top me një krah të gjatë. Dy pjesët lidhen bashkë përmes disa rripave, me disa ndryshime të vogla siç është pjesa e barkut që është më e mbuluar dhe dorezat.

Pas këtyre akuzave, ndjekësit e artisteve kanë vënë re se ato nuk ndiqen më në Instagram.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit