14.3 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Daçiq s’e llogarit hiç Marrëveshjen e Ohrit, vazhdon ta thyejë – shpreh hapur kundërshtinë ndaj aplikimit të Kosovës në KiE

- Advertisement -

Pavarësisht se në Marrëveshjen e Ohrit të nënshkruar në mars të këtij viti, në një prej neneve thuhet se Kosova dhe Serbia s’duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit, Serbia vazhdon ta bëjë të kundërtën duke shkelur kështu marrëveshjen.

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, Tobias Flessenkeper, të cilit ia ka shprehur “papranueshmërinë e kërkesës së Kosovës”, për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët do të respektojnë vlerat e referuara në nenet 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.”, thuhet në Nenin 5 të marrëveshjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit