4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Daçiq paralajmëron dorëheqje: SPS-së i duhet një udhëheqës i ri

- Advertisement -
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, në një konferencë për shtyp, ka paralajmëruar dorëheqje pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore të mbajtura këtë të dielë (17 dhjetor) në Serbi.

“Ky rezultat është i pakënaqshëm dhe do të diskutoj me kolegët e mi se çfarë është më e mira për partinë në periudhën e ardhshme. Mendimi im është se duhet gjetur një lider i ri i SPS-së”, ka thënë ish-kryediplomati serb pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve.

Në Serbi ka përfunduar një cikël zgjedhor dhe sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), partia në pushtet – Partia Progresive Serbe (SNS) – ka fituar mbi 46 për qind të votave (rreth 129 mandate), bazuar në mbi 65 për qind të mostrave të përpunuara.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, bazuar në rezultatetet preliminare të CeSID, ka fituar rreth 23 për qind të votave (rreth 63 mandate), ndërsa Partia Socialiste e Serbisë (SPS) nën udhëheqjen e kryediplomatit serb, Ivica Daçiç, ka fituar jo më shumë se 6.9 për qind të votave (19 mandate). E djathta nacionaliste serbe  ka fituar rreth 4.8 përqind.

Në zgjedhjet qendrore të Serbisë, kanë marrë pjesë 18 lista zgjedhore, dy prej të cilave janë koalicione të partive shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci – “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”. Megjithatë, nuk dihet ende nëse shqiptarët kanë fituar një mandat në Kuvendin e Serbisë.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, bazuar në rezultatet preliminare, ka fituar 0.4 për qind të votave (1 mandat), kurse “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” ka fituar 0.1 përqind të votave.

E të drejtë vote kanë pasur rreth 6.5 milionë shtetas të Serbisë. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa janë mbyllur në orën 20:00 në mbrëmje. Deri në orën 20:00 kanë votuar 59.68 për qind e qytetarëve, kurse procesi është monitoruar nga mbi 5 mijë vëzhgues.

Shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve në Serbi vjen në një periudhë kur janë intensifikuar përpjekjet e bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dritën e ngritjes së tensioneve pas sulmit të armatosur terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit në pjesën veriore të Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit