-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Daçiq nuk sheh “asnjë arsye” që Vuçiqi të takohet me Kurtin

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye që presidenti i tij, Aleksandër Vuçiq, ta takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të hënën në Bruksel.

Ai këtë e deklaroi përpara mediave në Samitin e Frankofonisë, duke shtuar se “nuk lejojmë që populli serb të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës, raporton RTS.

Borrell tha se do të përpiqet të arrijë një zgjidhje kompromisi dhe gjithçka rrotullohet rreth asaj date, 21 nëntorit. Mendoj se përpjekja e Borrell është e justifikuar, por nuk shoh asnjë arsye që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, të marrë pjesë në takim”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, burimi kryesor i problemit të targave është kryeministri Kurti.

Deklaratat e tij u bënë pas takimit që Daçiq pati me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit