Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se java e ardhshme do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë.
Ai ka thënë se në javën e ardhshme do të ketë presion shtesë ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Ai për Pink TV ka thënë se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrëdhëniet e Serbisë me këtë organizatë, “por se ka diçka tjetër”.
“Shqipëria mburret se është njëqind për qind e lidhur me BE-në dhe pyet veten pse nuk i hapin negociatat. Disa vende fqinje marrin vetëm kërkesa dhe i zbatojnë ato menjëherë. Kjo tregon se problemi ynë në marrëdhëniet me ta nuk është vetëm respektimi i politikës së jashtme të BE-së.” – ka thënë ai.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të premtën ka folur për presionet ndaj Serbisë.