20.4 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Daçiq: Javën e ardhshme do të ketë presion shtesë për Serbinë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se java e ardhshme do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë.

Ai ka thënë se në javën e ardhshme do të ketë presion shtesë ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ai për Pink TV ka thënë se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrëdhëniet e Serbisë me këtë organizatë, “por se ka diçka tjetër”.

Shqipëria mburret se është njëqind për qind e lidhur me BE-në dhe pyet veten pse nuk i hapin negociatat. Disa vende fqinje marrin vetëm kërkesa dhe i zbatojnë ato menjëherë. Kjo tregon se problemi ynë në marrëdhëniet me ta nuk është vetëm respektimi i politikës së jashtme të BE-së.” – ka thënë ai.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të premtën ka folur për presionet ndaj Serbisë.

Të ngjashme

Të fundit