Steph Curry e dominon basketbollin në NBA për sa u përket trepikësheve.
Ai qëndron larg i pari në listë. Lojtari i Golden State ka shënuar 3864 treshe në krejt karrierën e tij, raporton Klankosova.tv.
I dyti në këtë renditje është James Harden, që i ka 833 më pak se Curry, 3031 gjithsej.
Vendin e tretë në këtë listë e mban legjenda Ray Allen, më 2973.
Curry ka një mesatare prej 3.9 tresheve në ndeshjet e NBA. Saktësia e tij në gjuajtjet për kaq pikë është 42.5 për qind.
Por, Curry bëri diçka unike, që nuk e kishte realizuar kurrë më parë në karrierë, mëngjesin e së premtes. Ai shënoi 8 trepikësha, nga po aq tentime dhe për herë të parë prejse luan në NBA, qëlloi krejt çka gjuajti. Pra, ishte i saktë 100 për qind, natën kur pos këtyre 8 shënimeve rekorde pa gabime, regjistroi në total 30 pikë dhe 10 asiste në fitoren nga Sixers, 139 me 105.
“Ne duhet t’i shijojmë këto net. Ai nuk do të jetë këndejrrotull përgjithmonë”, tha trajneri i tij te Warriors, Steve Kerr, pas mrekullisë së Curry.
“Ai është njëri prej lojtarëve më të bukur të basketbollit që ja jetuan ndonjëherë”.