-7.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Currit i besohet detyra e kryetrajnerit te Prishtina

- Advertisement -

Debatik Curri do të jetë në krye të skuadrës së Prishtinës edhe për edicionin e ardhshëm.

Klubi kryeqytetas, të martën ka njoftuar se Curri është emëruar kryetrajner i Prishtinës pas suksesit që e pati edicionin e fundit. Curri prej vitit 2018 ka qenë ndihmëstrajner te Prishtina, ndërsa muajt e fundit ishte përkohësisht në krye të ekipit pas largimit të Ismet Munishit.

Nën drejtimin e Currit, Prishtina e mbylli edicionin me triumf në Kupën e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua. Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri. Objektivat e skuadrës janë të qarta. Ekipi ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që do të jenë shtylla kryesore e skuadrës. Ndërsa pres që klubi në ditët në vazhdim do të më ofroj edhe futbollistët që kam planifikuar t’i kem për sezonin e ri”, ka thënë Curri duke insistuar se është i bindur se do ta vazhdojë rrugën e lavdishme të një klubi si Prishtina.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit