Aktori shqiptar Çun Lajçi përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Statusi i Plotë:
Ky Sanqo Panqo nga Ulqini!
Shqiptari ban ç’mos me ardhë n’pushtet, por nxiton me ia ba gropën vetës, pa ia pasë kush borxh!
Kështu qenka ky trupshkurti, e mendje shkurti Abazoviq, që i afroi mishin e thonin n’Beograd. (Se nji sokol cernagori, s’paska pasë qëllua)!
Por edhe zjarrin e barutin, i paska ba bashkë, se i njoh mirë do malazez, që Cetinën se shesin, pse shitet shqiptari me ba emën!
Mbase Rama e paska joshë,(derisa ishin n’Ukrainë,) me rikthye Mbretninë e Kishës serbe e fuqinë e Vuçiqit n’Cetinë!
Ndoshta edhe Albini me rrymën e reciprocitetin! S’po them me Asociacionin, që asht n’pritje!?
Shqiptari, (me mujtë), e kafshon vetën n’prapanicë, veç me u shkrue dikund, se Ai ishte i pari që e hangër b*thën e vet.
Ky Abazoviqi që mbeti me VIQ, kështu qysh veprueka, s’paska me iu hjekë kurrë IQI!
Tani le ti hip gomarit si Sanqo Panqo e le t’shkoi mbas Edo Don Kishotit, se luftë do t’kenë me Mullijtë e erës e Ballkanin pa derë!
Ia paska hapë gropën mirë vetës, me temjan e kryq!
Amin!
Tiranë,01.07.2022