-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Çun Lajçi i ashpër për Edi Ramën: Ismail Beji po na gjykon neve për ata që e firmosën gjykatën e shkuan n’Hagë

- Advertisement -

Aktori Çun Lajçi, i cili njihet si përkrahës i Albin Kurtit, nuk ka hezituar t`i dal sërish në mbrojtje kryeministrit të Kosovës.

Aktorit nuk i kanë pëlqyer kritikat që dje kanë shprehur Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kritikuesit e Kurti nuk kanë fytyrë e nuk e dinë çka është turpi.

“Edhe pse larg atdheut ju pashë të ulur në një Kuvend e ju ndëgjova fije për fije. U skuqa nga fjalët plot urrejtje për vetën tuaj e atdheun që e shkërmoqni e nuk ngopeni! U bëtë bashkë që t’i tregoni njëri tjetrit se sa të ndarë jeni e sa të ftofta i keni zemrat për njëri tjetrin! Jo, kjo s’na u desht tani, tani që Evropa na e vuri zgjedhën e Asociacionit në qafë, jo për fajet tona, por për mendjeshkurtësinë e atyre që i vërboi lakmia, e Edit që të duket si Ismail Bej n’Bruksel!
– Ai, erdhi ta shfrynte mullanin n’Parlamentin Dardan, jo ndaj Beogradit që i ka lëshuar ujqët n’Veri, po t’na gjykoi neve, për ata që e firmosën gjykatën e shkuan n’Hagë, dhe t’na tregoi se sa i pa fajshëm është miku i tij Hashim”, ka shkruar Lajçi.

Ai e ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ajo kurrë nuk do të bëj presidente pa përkrahjen e Kurtit.

“Vjosë, për ty kam vetëm kaq; – kurrë, ama bash kurrë s’do t’bëheshe Presidente po t’mos lobonte për Ty Albini! Ti tani vazhdo e lobo kundër tij, por ai do t’mbetët në maje e ti do të kthesh ku ishe; – e nëpërkëmbur! Kaq nga gjiri i mërgimtarëve që e duan vetëm Albinin”, ka shkruar Lajçi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit