8.2 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Cufaj: Personeli shëndetësor nga Kosova është më i vlerësuari në një vend siç është Gjermania

- Advertisement -

Ish ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj e ka komentuar rastin e rrahjes së të moshuarës në Pejë nga ana e dy infermiereve.


“Shtrohet pyetja: a e njollos demaskimi i djeshëm i keqtrajtimit të së moshuarës në Pejë, këtë profil të punëtores shëndetësore shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Mirmëngjesi,

një nga arsyet kryesore pse një shtet i madh dhe fuqishëm siç është Gjermania, vazhdon të kërkojë infermiere dhe infermierë, mjeke dhe mjekë, (sidomos) nga Kosova dhe Shqipëria është profesionalizmi dhe përgjegjësia e tyre në vendin e punës. Nuk ka asnjë komb në botë që ka profil më të lartë të vlerësimit në punë sesa personeli shëndetësor (me prejardhje) nga Kosova e Shqipëria në një vend siç është Gjermania. Ky është një fakt i pamohueshëm.  

Shtrohet pyetja: a e njollos demaskimi i djeshëm i keqtrajtimit të së moshuarës në Pejë, këtë profil të punëtores shëndetësore shqiptare?

Nuk e besoj. Sepse keqtrajtime si ai që u shpërfaq dje, ngjajnë edhe në vende e ndër kombe tjera. Kjo nuk e justifikon aspak sjelljen e tmerrshme në Pejë, por për këtë nxjerr në pah një diskurs të shëndetshëm dhe nëse duam të jashtëzakonshëm të kombit tonë që nuk toleron sjellje si ajo. Kjo u dëshmua dje me debatin e përgjithshëm- nga reagimet mediale e deri tek ndërhyrjet institucionale (prokuroria, politika).

Sidoqoftë, është me vend që me fillimin e kësaj dite të falenderojmë të gjithë ato infermiere e infermierë, mjeke e mjekë të kombit që çdo ditë e çdo natë përkujdesen për neve, të afërmit tanë, në azile pleqësh, ambulanca e spitale.

E kanë dëshmuar së fundmi në pandemi, e dëshmojnë çdoherë, në çdo rast, sa herë kemi nevojë për ta.

Përgjithësimet janë fatale dhe mund të kenë pasoja. 

Si shoqëri dhe komb nuk guxojmë të përgjithësojmë dhe me këtë acarojmë një segment jetik të shoqërisë sonë, sidomos shëndetësinë e cila edhe ashtu është aq e brishtë si çdo gjë tek ne!

Ditë të mbarë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit