5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Çuditet Gashi: Zelensky në luftë s’deklarohet i rrezikuar, Osmani prej një shkrimi në media po

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se ndjehet e rrezikuar për veten dhe familjen e saj të ngushtë pas një raporti në media, për çka gazetari Astrit Gashi u shpreh tejet i habitur se si po u bëka që Osmani “njeriu më i mbrojtur” në vend të deklarohet ashtu.

Postimi i Gashit:

Personi me i mbrojtur ne Kosove, Presidentja e vendit, po ndihet e rrezikuar bashke me familjen, nga nje shkrim ne media, dhe kerkon hetim ndaj medias. Kjo vecse e gabueshme eshte teper e pazakonte, sepse nese Presidentja ndihet e rrezikuar, si duhet te ndihen atehere ata qe nuk kane kurfare mbrojtje speciale sikur Presidentja, qytetaret e vendit pra, dhe aktivistet e gazetaret qe perdite sulmohen e perbalten me fushate ne rrjete sociale? Te pasigurt, te pambrojtur dhe te lene ne meshiren e kujtdo apo?

Rreziku dhe po te ishte i vertete, nje udheheqese shteti nuk e deklaron kurre.

Nje President shteti as ne rrethane lufte kur tankset e armikut i ka para dere e avionet mbi koke, nuk deklaron pasiguri!

Ju kujtohet pasi kishin nisur sulmet e Rusise, Zelensky, nuk ankohej por deklaronte se ndihej i sigurt ne Ukraine.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit