11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Çuditet analisti Muharremi: Si mund të zhvillohen mijëra tenderë njëburimorë dhe prokuroria të mos jetë në dijeni?

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi është befasuar se si Prokuroria e Shtetit nuk e ka vërejtur deri tani fenomenin e kontratave një burimore që janë realizuara në Qeverinë Kurti.

Ai ka vlerësuar se këtu nuk bëhet fjalë për pak rate, por për mijëra të tilla.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo është një situatë e çuditshme.

“Situatë e çuditshme. Si munden me u zhvillu qindra mijëra tenderë njëburimor e prokuroria mos me qenë në dijeni, me qenë në gjumë të natës me vite? E pastaj, rastësisht, pas diskutimeve publike dhe politike, rreth zgjedhjeve me u aktivizu. A ka mundësi që hetuesia mos me i pa ato raste. Nuk është fjala për 1 apo 2… as për 10 e 100, por për mijëra raste! A është e mundur që me u zhvillu qindra mijëra raste të ‘dyshimta’ e mos me qenë në dijeni sistemi i drejtësisë? Kjo më shqetëson, ndoshta më shumë sesa korrupcioni eventual qevertiar apo politik nëse vërtetohet në këtë rast apo aferë”, ka shkruar ai, duke shtuar se sistemi i drejtësisë duket jo efikas.

“Sistemi ynë që duhet me luftu dhe parandalu korrupcionin duket që është jo efikas, jashtë loje, sipas situatës që kemi. Këtu ose kemi një sistem të dobët, ose një sistem të politizuar, njëra nga dy duhet të jetë. Asnjëra prej sitauatave të mundshme nuk është lajm i mirë për ne, se sistemi i ‘anti-korrupcionit’ nuk po ‘funksonojka’ thujase. Këtu më së shumti mbase duhet të mësoj prokuroria dhe sistemi i drejtësisë. Ata që duhet dhe kanë mandat të parandalojnë dhe luftojnë korrupcionin”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit