-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Çudit me deklaratën Bislimi: Mjekët largohen edhe nga Gjermania, jo vetëm nga Kosova

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur rreth çështjes së largimit të mjekëve ne vendi, duke çuditur me një deklaratë të tijën.

Ai ka thënë se largimi i mjekëve ndodhë edhe në Gjermani e jo vetëm në Kosovë.

Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë, por a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani, jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, po se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë. Do të thotë edhe prej Gjermanisë ikin mjekët dhe shtrohet nevoja që me ardhë mjekë nga Ukrainës, Kosovës, Italisë”, tha ai, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, Bislimi ka folur edhe për pagat e sektorit të shëndetësisë

“Mobiliteti është vlerë e BE-së. Politikat kryesore të OECD -së dhe Bashkimit Europian janë për të rritur moblitetin e fuqisë punëtore. Projektligji i ri s’do ta bëjë pagën e mjekëve 6000 euro që me thënë tash se s’ke nevojë të shkosh”, shtoi ai.

Debati rreth kësaj çështjeje po bëhet për arsye të numrit të madh të mjekëve që po largohen nga Kosova, por edhe për Projektligjin e Pagave që po kërkohet të bëhet tash e sa kohë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit