0.8 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Çudit Kurti: Në qiell duket se Prizreni e Tetova kanë qenë një qytet, u ndanë kur Zoti i solli në tokë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa po qëndron në një vizitë në Maqedoninë e Veriut, vizitoi edhe fshatra të Tetovës.

Nga atje, shefi i Qeverisë së Kosovës foli për një projekt rrugor që do të lidhë Prizrenin e Tetovën përmes një tuneli të gjatë gjashtë kilometra.

Dhe pikërisht derisa po fliste për këto dy qytetare, kryeministri dha një deklaratë të çuditshme.

“Në qiell duket sikur Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjellë Zoti në Tokë, e Malet e Sharrit i ka ndarë, i ka bërë dy qytete, Prizrenin e Tetovën.” – deklaroi ai.

Një deklaratë ngjajshme, Kurti e kishte dhënë edhe në vitin 2019, pikërisht në një vizitë në Tetovë:

“Në qiell thonë se ka qenë një qytet, kur ka rënë në tokë, Malet e Sharrit i kanë ndarë e i kanë bërë dy qytete: Prizrenin dhe Tetovën.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit