Home Lajme Çudit analisti serb: Serbia ka bërë më shumë se Kosova për Ukrainën

Çudit analisti serb: Serbia ka bërë më shumë se Kosova për Ukrainën

0
Çudit analisti serb: Serbia ka bërë më shumë se Kosova për Ukrainën

Analisiti dhe gazetari serb, Bratislav Kërstiq ka komentuar polemiken e kryeministrit Kurti me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në Bled të Sllovenisë, në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.

Kërstiq për Politiko, ka thënë se Serbia e ka përkrahur më shumë Ukrainën se sa Kosova.

“Agjenda e zotit Kurti është kur flasim për mbështetjen për Rusinë, mendimi im personal është që Serbia më shumë e ka përkrahur Ukrainën sesa Kosova, sepse Kosova është në atë drejtim verbal që je tu e mbështet Ukrainën kundër Rusisë, por në anën tjetër ne e kemi nbazë ditore që Serbia është duke i armatosur ushtarët e Ukrainës”, tha ai.

Gazetari serb ka potencuar se e vetmja shancë për Serbinë që ta vazhdojë rrugën e duhur është që të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Exit mobile version