Analisiti dhe gazetari serb, Bratislav Kërstiq ka komentuar polemiken e kryeministrit Kurti me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në Bled të Sllovenisë, në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.
Kërstiq për Politiko, ka thënë se Serbia e ka përkrahur më shumë Ukrainën se sa Kosova.
“Agjenda e zotit Kurti është kur flasim për mbështetjen për Rusinë, mendimi im personal është që Serbia më shumë e ka përkrahur Ukrainën sesa Kosova, sepse Kosova është në atë drejtim verbal që je tu e mbështet Ukrainën kundër Rusisë, por në anën tjetër ne e kemi nbazë ditore që Serbia është duke i armatosur ushtarët e Ukrainës”, tha ai.
Gazetari serb ka potencuar se e vetmja shancë për Serbinë që ta vazhdojë rrugën e duhur është që të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës.