Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado mund të largohet nga ‘Allianz Stadium’.
Cuadrado ka kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’ deri në vitin 2023 dhe nuk pritet të vazhdojë me tej te gjiganti i Serie A.
Por, sipas raportimit të ‘AS’, kolumbiani nuk do ndryshojë ligën, pasi mendon transferimin te ekipi i Milanos, Interi.
Këtë edicion anësori ka zhvilluar shtatë paraqitje, por nuk ka arritur të lë gjurmë me gola apo me asistime.
Mbetet të shihet nëse do ndodh një lëvizje e tij drejt Interit.