29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Cuadrado largohet nga Juventusi

- Advertisement -

Juan Cuadrado nuk do të jetë pjesë e Juventusit edicionin e ri. Kolumbiani do të largohet nga Juventusi në fund të këtij muaji kur edhe i skadon kontrata, ka njoftuar të mërkurën “Tuttosport”.

Mësohet se Cuadrado ka refuzuar ofertën e Juventusit për rinovimin e kontratës aktuale, duke preferuar largimin nga Torino.

Atij i ishte ofruar rinovimi i kontratës për një vit me pagë më të ulët, gjë që nuk e ka pranuar Cuadrado.

35-vjeçari ishte pjesë e Juventusit prej vitit 2015, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te Chelsea, Fiorentina, Udinese e Lecce.

Ai me fanellën e Juventusit ka fituar 11 trofe, përfshirë 5 tituj kampioni të Italisë. Edicionin e fundit, Cuadrado pati 2 gola e 4 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme

Të fundit