-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Ç’të bëni kur ai shikon femrat e tjera?

- Advertisement -

Femrat janë të krijuara që meshkujt t’i shikojnë dhe të kënaqen duke i shikuar, thotë këshilltari për lidhje Barry Van Rensburg.

Çfarëdo bukuroshe të mbajë për dore, pothuajse çdo mashkull gjithmonë vështron edhe ndonjë vajzë. Kjo thjesht u është në gjak.

Femrat mund të hidhërohen, mirëpo kjo pothuajse është reagim joinstinktiv, pas të cilit gjithmonë pasojnë debatet dhe grindjet.

Duke hulumtuar sjelljen e këtillë, shkencëtarët kanë ofruar argumentin, i cili çdo mashkulli do të mund t’i ndihmojë që të dalë nga kjo situatë.

Në të vërtetë, ata thonë që meshkujt nuk janë fajtor, sepse shikojnë femra të tjera, por kjo ndodh sepse me trurin e tyre udhëheqin hormonet.

Këshilltari për lidhje Barry Van Rensburg konstaton që sjellja e tillë është e natyrshme dhe vërtet nuk do të duhej të jetë shkas për grindje.

“Femrat janë të krijuara që meshkujt t’i shikojnë, dhe me këtë shikim kënaqen. Shikimi nuk është e thënë që patjetër të përfundojë me prekje. Lejoni këtë partnerit tuaj dhe nuk do të ketë problem”, thotë ai.

Nga ana tjetër, psikologia Margaret Woods dënon sjelljen e tillë.

“Sado që të jetë e bukur, secila femër do të lëndohej nga një sjellje e tillë e partnerit. Çështja është se a do të reagojë apo do të heshtë, mirëpo me siguri do të jetë e lënduar”, thotë Woods.

Meshkujt janë të paracaktuar që të sigurojnë gjeneve të tyre ekzistencën, andaj sulmi i testosteroneve i shtynë që, pothuajse instinktivisht, të shikojë edhe femra të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit