1.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Cristiano Ronaldo vendos edhe një tjetër rekord historik

- Advertisement -

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka vendosur edhe një tjetër rekord historik, në të cilin emri i tij do të jetë i paharruar në botën e futbollit.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS), Ronaldo është bërë lojtari i parë që ka shënuar gol ndaj 200 skuadrave të ndryshme.

Me golin e fundit në humbjen ndaj Al Qadisiyah, Ronaldo e mbërriti këtë rekord, për të cilin padyshim do të duhen dekada e ndoshta shekuj për t’ia thyer.

Pavarësisht moshës, Ronaldo po vazhdon një formë mahnitës te Al Nassr, ndërsa ka realizuar 11 gola dhe kontribuar me tre asistime në proces për skuadrën saudite.

Ai vazhdimisht ka thënë se dëshiron të bëhet lojtari i parë në histori që shkon në kuotën e 1 mijë golave në karrierë, ku aktualisht ka 911 – duke qenë golashënuesi më i mirë në histori.

Përndryshe, Ronaldo është titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi ndaj klubit prej Katari, Al-Gharafa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit