Home Rozë Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me 99 goditje me kamxhik për shkak të këtij gjesti që bëri me një iraniane

Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me 99 goditje me kamxhik për shkak të këtij gjesti që bëri me një iraniane

0
Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me 99 goditje me kamxhik për shkak të këtij gjesti që bëri me një iraniane

Ai është pa diskutim një nga emrat më të rëndësishëm në fushën e blertë, një futbollist i jashtëzakonshëm që ka dhuruar aq shumë emocione dhe gola të paarritshëm në të gjitha performancat e tij, por as fama dhe as suksesi duket se nuk e bëjnë “imun” Cristiano Ronaldon përballë ligjeve të ashpra të Sheriatit. Ylli portugez rrezikon të dënohet me 99 goditje me kamxhik nga një gjykatë iraniane.

Gjatë një vizite në Teheran, ai u takua me piktoren e njohur iraniane Fatemeh Khamini, e cila i dorëzoi dy portretet e tij. Fatemeh është 85% me aftësi të kufizuara dhe punon me këmbën e saj të djathtë. Ronaldo e përqafoi dhe e puthi për ta falënderuar, por ky veprim ka zemëruar dy avokatë iranianë që ngritën një padi kundër tij.

Në Iran, përqafimi dhe puthja e një gruaje tjetër ndërkohë që je i martuar konsiderohet tradhti bashkëshortore, ndaj gjykatat vendase mund ta dënojnë me 99 goditje me kamxhik, në rast se 38-vjeçari viziton sërish Iranin.

Sipas të përdishmes spanjolle “Marca”, dënimi mund të falet nga një gjyqtar nëse Cristiano Ronaldo tregon pendesë për veprimin e kryer.

Exit mobile version