Ai është pa diskutim një nga emrat më të rëndësishëm në fushën e blertë, një futbollist i jashtëzakonshëm që ka dhuruar aq shumë emocione dhe gola të paarritshëm në të gjitha performancat e tij, por as fama dhe as suksesi duket se nuk e bëjnë “imun” Cristiano Ronaldon përballë ligjeve të ashpra të Sheriatit. Ylli portugez rrezikon të dënohet me 99 goditje me kamxhik nga një gjykatë iraniane.
Gjatë një vizite në Teheran, ai u takua me piktoren e njohur iraniane Fatemeh Khamini, e cila i dorëzoi dy portretet e tij. Fatemeh është 85% me aftësi të kufizuara dhe punon me këmbën e saj të djathtë. Ronaldo e përqafoi dhe e puthi për ta falënderuar, por ky veprim ka zemëruar dy avokatë iranianë që ngritën një padi kundër tij.
Në Iran, përqafimi dhe puthja e një gruaje tjetër ndërkohë që je i martuar konsiderohet tradhti bashkëshortore, ndaj gjykatat vendase mund ta dënojnë me 99 goditje me kamxhik, në rast se 38-vjeçari viziton sërish Iranin.
Sipas të përdishmes spanjolle “Marca”, dënimi mund të falet nga një gjyqtar nëse Cristiano Ronaldo tregon pendesë për veprimin e kryer.