Cristiano Ronaldo nuk kërkoi trajtim të veçantë në Al-Nassr. Këtë e tha në prezantimin e lojtarit kryetari i bordit drejtues të klubit nga Arabia Saudite.
Musli Al-Muammar tha se ylli portugez u kishte thënë se e do trajtimin e njëjtë si lojtarët e tjerë.
“Gjatë negociatave, Cristiano e bëri të qartë se donte të trajtohej njësoj si lojtarët e tjerë tanë. Ai nuk donte trajtim të veçantë nga ne,” tha ai.
Ronaldo u prezantua sot para tifozëve të Al-Nassr, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Pas paraqitjes në konferencën për media dhe prezantimit në stadium, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” pastaj mori pjesë në seancën stërvitore me Al-Nassr.