Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka ndryshuar pamje.
Ai ka publikuar së fundi një set fotografik nga ushtrimet, dhe nuk kaluan pa u vënë re stili i tij i ri i flokëve dhe muskujt e formësuar.
“Duke punuar fort”, ka shkruar sipër fotografive Cristiano Ronaldo.
Së fundi, Ronaldo ka arritur një tjetër moment historik, duke u bërë miliarderi i parë në sportin e futbollit.
I nxitur nga reklamat fitimprurëse, investimet e zgjuara dhe një pagë rekord, pasuria neto e Ronaldos ka tejkaluar 1.4 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. /Klankosova.tv